Presidenti dekoron Agur Vrenozin: "Për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve"
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”(pas vdekjes), të ndjerin Agur Vrenozi, qytetari fierak që humbi jetën pasi ndërhyri për të ndihmuar një bashkëqytetar që po grabitej. Fjala është për ngjarjen e rëndë të Fierit, ku disa grabitës tentuan të merrnin paratë në një qendër këmbimi dhe Vrenozi, pronar i një byrektoreje ndërhyri për ndihmë.
Fatkeqësia e madhe i mori jetën Vrenozit, që sot ka tërhequr edhe vëmendjen e institucioneve.
“Për aktin e tij vetmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare”, thuhet në motivacionin e dekoratës.
Edhe Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje përpara fillimit të seancës plenare të sotme.
Comments
Vetëmohues*! Shpresojmë të
Vetëmohues*! Shpresojmë të mos jetë bërë gabim dhe në dekret!
http://president.al/?p=48929
http://president.al/?p=48929
Kriminelet e Parlamentit kane
Kriminelet e Parlamentit kane fyer kujtesen e te ndjerit me minuten e tyre te heshtjes!
I vetmi respekt qe i ashtuquajturi Parlament mund ti bente z.Agur Vrenozi dhe gjithe shqiptareve eshte vetem kur ata te harrojne me marre fryme pergjithmone!
Add new comment