Entuziazmi i tepruar për lëshimet e Tiranës*
Athina është në kërkim të "lajmeve pozitive" nga Tirana teksa po afrohet takimi i dytë me dyer të mbyllura i dy ministrave të jashtëm në Korçë, i cili do të jetë vendimtar për rezultatin e formatit të zgjedhur nga dy qeveritë për të zgjidhur njëherë e mirë "Të gjitha problemet". Fakti që ky konfiguracion ka nevojë për një imazh pozitiv të të gjithë klimës në mënyrë që të justifikohet ky proces, krijon një rrezik për mbivlerësimin e lëvizjeve që vijnë nga pala shqiptare.
Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias e përshëndeti si një hap pozitiv të besimit ndërmjet dy popujve dhënien e nështetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas dhe vendimin e mjegullt të qeverisë shqiptare për varrezat e të rënëve në Frontin italo-grek.
Një çështje e rëndësishme si ajo Kryepeshkopit Anastas dhe një lëvizje për varrezat që ende nuk është e qartë, janë servirur si shfaqje e"vullnetit të mirë" të qeverisë shqiptare drejt Greqisë, në një kohë kur nga rezultati i bisedimeve mes dy ministrave të Jashtëm do të varet qëndrimi i Athinës për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Dhënia e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas pas 25 vjet qëndrimi në Shqipëri dhe nje kontributi të madh për ngritjen nga e para të një kishe e cila u rrafshua nga regjimi ateist i Enver Hoxhës, ishte një detyrim i lartë i shtetit shqiptar ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale dhe mijëra shqiptarëve Ortodokse, pa u kufizuar te pakica kombëtare greke.
Në mënyrë provokuese, duke kultivuar një frymë të fortë anti-greke, shteti shqiptar i mohoi për gjithë këto vite shtetësinë shqiptare për Kryepeshkoin Anastas duke shantazhuar dhe mbajtur peng "grekun", siç e quajnë grupet ekstreme nacionaliste, por edhe eksponentë të partive e mëdha.
Shumë herë edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shihej nga Tirana, si një "Kalë Troje" i Greqisë, pavarësisht se Kryepeshkopi Anastas nuk dha shkas për një gjë të tillë. 25 vjet më vonë Kryepeshkopit Anastas me personalitetin dhe punën e rëndësishme të njohur tashmë në gjithë botën, vendoset nga Presidenti Ilir Meta t’i jepet shtetësia shqiptare
Kjo ndodh për shkak se "rreziku" që shihte klasa politike shqiptare për greqizimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nuk u vërtetua, por ndodhi e kundërta. Qindra miliona euro të dhëna nga Greqia për mbështetjen e minoritetit, u lëvruan përmes programeve dhe projekteve të Kishës nga të cilat përfituan të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht prej origjinës së tyre etnike.
Deklarata e fundit e kryepeshkopit se "pasardhësi i tij do të jetë shqiptar" ishte një mesazh për të "shqetësuarit" që do të nxitonin të kundërshtonin vendimin për dhënien e shtetësisë. Veç kësaj askush në Tiranë nuk do të donte që historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ta rishkruante një hierark me kombësi greke.
Pavarësisht interesit të arsyeshëm të Athinës dhe iniciativave të ndërmarra nga ministri Kotzias gjatë Sinodit Ortodoks në Kretë është e tepruar të thuhet se vendimi i presidentit shqiptar është një masë e besimit mes dy popujve, pasi në radhë të parë i përket vetë Shqipërisë dhe respektit për liritë fetare si të minoritetit grek ashtu edhe të ortodoksëve shqiptarë ...
Për sa i përket varrezave ushtarake, javën e kaluar ishte takimi i Komitetit të Përbashkët midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ekspertët ranë dakord për të filluar punën më 18 janar nga zona e Dragotit (në kontekstin e zbatimit të marrëveshjes mes dy shteteve në lidhje me kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin në varrezat ushtarake, të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greko).
Së bashku me vendimin e qeverisë Rama që zëvendësoi vendimin e mëparshëm u miratua dhe një vendim për dhënien e "Statusit Varrezë Historike" në Bularat. Të gjithë këto, edhe pse praktikisht nuk ndryshuan ndonjë gjë në qëndrimin e shtetit shqiptar u pranuan me entuziazëm nga Athina.
Megjithatë, asnjë përgjigje nuk i është dhënë palës shqiptare, pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati se çështja e varrezave është e lidhur me të tjera "çështje të mbetura" pezull të Luftës së Dytë Botërore dhe heqjen e ligjit të luftës, në një mënyrë që mund të lejojë diskutimin e çështjeve pronësore. Zoti Bushati e dha këtë përgjigje pas pyetjes nëse dhe si është prekur çështja e çame nga ky proces ...
Prandaj, lëvizjet pozitive si për shtetësinë e Kryepeshkopit Anastas dhe angazhimin e ri të aktivizimit të Komitetit të Përbashkët për të rënët grekë duhet të regjistrohen në kontekstin e tyre të vërtetë, pa teprime që lehtësojnë pozicionin negociues shqiptar dhe nuk duan vlerësuar me ngut, së paku deri sa të konstatohet se shqiptarët janë duke i respektuar marrëveshjet dhe jo duke kërkuar shpërblime të tepruara për lëvizjet që janë vetë-evidente dhe që aktualisht kanë rëndësi kryesisht simbolike.
http://www.liberal.gr/arthro/183032/amyna--diplomatia/2017/i-dikaiosi-to...
Përkthimi: ResPublica
Titulli është redaksional
Comments
Opinion
Greket jane armiqte me te ndyre te shqiptareve. Kete gje sduhet ta harrojne shqiptaret ashtu si edhe masakrat e tmerrshme qe kane bere greket ndaj shqiptareve. Do te vije koha qe greket ta paguajne shtrenjte kete armiqesi.
Add new comment