Janullatos: E logjikshme që pasardhësi im të jetë shqiptar

Postuar në 22 Dhjetor, 2017 18:25

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, thotë se pasardhësi i tij inë krye të kishës do të jetë shqiptar. Në një intervistë për tv Sky me gazetarin Alexis Papachelas, ai është pyetur për këtë çështje dhe ka shprehur qartë pikëpamjen e tij.

Kjo është mëse e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë

tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, cituar në shqip nga Top-Channel.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me qeverinë shqiptare  apo për Islamin, që e ka quajtur një “çështje jo të lehtë”.  

“Islami nuk është një çështje e lehtë. E gjithashtu nuk kemi kuptuar se nuk eksizton një Islam i vetëm. Është mënyra sesi e përjetojnë Islamin disa, nën predikimet e fanatikëve ekstremistë dhe e shohim sot se çfarë po bëjnë. Dhe, siç e dini, interpretimet ekstreme janë shumë më të pranueshme nga populli i thjeshtë, sesa të ashtuquajturat interpretimet e sintetizuara dhe me tone më të ulëta”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.

I pyetur për çështjen e pronave në Himarë, kryepeshkopi Anastas nuk është shprehur duke deklaruar se “çështja e pronave në Shqipëri, në përgjithësi është tepër komplekse dhe ka vonesa gjyqësore, ashtu si dhe me pronat e kishës”

Ky është prononcimi i parë i drejtpërdrejtë i Janullatos për pasardhësin e tij në krye të KOASH. Ai u zgjodh në krye të kishës në vitin 1992, si një kandidaturë e detyruar në kushtet kur Shqipërinë i mungonin priftërinjtë e formuar për këtë detyrë. Polemikat rreth këtij akti dhe aktivitetit të Janualltos kanë qenë të vazhdueshme, edhe pse zakonisht nga të njëjta qarqe të politikës dhe akademikëve shqiptarë. Vetë kryepeshkopi shprehet krenar se misionin e ringritjes së kishës në Shqipërië e ka realizuar me sukses, duke lënë një trashëgimi jo të vogël në raport me rrugën e nisur 25 vjet më parë.

http://www.skai.gr/tv/show/?showid=66288

Comments

Submitted by tironsi/gjermani (not verified) on

"Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, thotë se pasardhësi i tij në krye të kishës do të jetë shqiptar."

I nderuar Kryepeshkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Z. Anastas Janullatos:
Ju jetoni e drejtoni sherbimet e KOASH prej 25-vjetesh ne Shqiperi e me sa di une pa u lodhur e me cilesi te larte pavaresisht moshes tuaj relativisht te madhe. Respekt e urimet me te mira per punen tuaj te metejshme fisnike ne Shqiperi.

P.S. Me lejoni t`ju them edhe dy fjale per nenshtetesine tone Shqiptare. Ajo eshte dicka e ralle unike mendoj une per keto arsye:
Dikush e ka, dikush e ka humbur, e dikush s`e ka gjetur ende, por per te gjithe ata qe e kane ne zemer (Zoti eshte deshmitar per kete) jane e do te jene bijte e shqipes, nenes Shqiperi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.