Liderët europianë të ekstremit të djathtë takohen në Pragë

Postuar në 17 Dhjetor, 2017 17:11

Me slogane kundër BE-së u takuan të shtunën në një hotel në Pragë liderët nacionalistë të krahut të djathtë nga 10 vende evropiane, duke përfshirë francezen Marine Le Pen, holandezin Geert Wilders, gjermanin Markus Pretzel, italianin Lorenzo Fontana dhe grekun Failos Kranidiotis. Takimi u zhvillua me iniciativën e çeko-japonezi nacionalist Tommy Okamoura me temë "një Europë e e shteteve kombe pa BE-në".

Marin Le Pen dhe Wilders përgëzuan Partinë Austriake të Lirisë, FPO, e cila do të jetë pjesë ë qeverisë së re të Austrisë. "FPÖ mund të jetë një shembull për të gjithë ne"- tha holandezi. Ndrësa Lepen e përshkroi Partinë e lirië si një "lajm të mirë për Evropën". Sipas saj, BE është një organizatë shkatërrimtare që mohon diversitetin kulturor në Evropë.

Liderët e krahut të djathtë nacionalist folën për islamizimin e afërt të Evropës:

Islami nuk përputhet me vlerat e kontinentit tonë, identitetit tonë, traditave tona. Por Brukseli dëshiron të na detyrojë ta pranojmë atë. Ne nuk duam të na diktojnë elitat se me kë dhe si do të jetojmë. Ne shohim se çfarë po ndodh në Evropën Perëndimore dhe çekët nuk duan të mësohen me pasigurinë

Udhëheqësit nacionalistë u shprehën optimistë se Çekia dhe tre shtete të tjera, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria do të vazhdojnë të kundërshtojë çdo migrim të refugjatëve.

https://www.welt.de/politik/ausland/article171658649/Islam-ist-mit-den-W...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.