Bombardime të ushtrisë izraelite në Gaza
Bilanci nga përleshjet në në Jeruzalemin Lindor deri të premten në mbrëmje është 1 i vdekur dhe të paktën 270 të plagosur. Ushtria izraelite bëri të njohur se ka goditur një kamp trajnimi dhe një depo municioni në hakmarrje për raketat e hedhura më parë nga Gaza kundër qyteteve izraelite. Siç raporton Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë, shumica e të plagosurve janë banorë të bllokut të apartamenteve pranë kampit të stërvitjes.
Protestat erdhen pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.
Nga ana tjetër Trump ka shfrytëzuar sërish rrjetet sociale për të publikuar një video të 3 paraardhësve të tij, Bill Klinton George W. Bush dhe Barack Obama. një video ku të tre e konsiderojnë Jeruzalemin kryeqytetin izraelit. Trump shprehet se në ndryshim nga 3 ish-presidentët, ai po mban një premtim të dhënë në fushatë.
Add new comment