Serbia, një hap tjetër përpara për negociatat

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 10:07

Serbia hedh hapa të tjerë në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në datat 11 apo 12 dhjetor, pritet që të hapen negociatat për kapitujt e rinj në një Konferencë Ndërqeveritare në Bruksel.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe Tanjug, që citon burime diplomatike në Bruksel, sipas të cilave pritet një konsensus për këtë nga të 28 vendet anëtare. Bëhet fjalë për tre kapituj që kanë marrë dakordësinë nga 20 vende, por duhet të miraohen edhe nga 8 të tjera.

Sipas burimeve, vendet anëtare po referojnë në këtë drejtim raportin e Komisionit Europian, por sipas burimeve të tjera në Këshillin Europian, janë të paktën dy vende anëtare që nuk janë të bindura me progresin e Serbisë në drejtim të sundimit të ligjit.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/11/30/serbia-open-new-negotiatio...

Rëndësia që po merr Serbia në rajon dhe mbështetja ndaj saj në procesin e integrimit në BE përforcohet edhe më shumë nga një lajm tjetër. Sipas “European Western Balkans”, në datën 8 dhjetor, kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë, Borissov, Tudose dhe Tsipras do të vizitojnë Beogradin. Nuk jepen arsye për vizitën, por citohet një deklaratë e mëhershme e presidentit serb, Vuçiç, që e ka vlerësuar atë “si një mënyrë për të qenë më të bashkar dhe më të fortë”. Vendet në fjalë janë anëtarë të BE-së dhe dy prej tyre, Bullgaria dhe Rumania, do të kenë presidencën e radhës së BE-së, çka sinjalizon mbështetje të plotë për Beogradin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.