Legalistët zgjedhin kryetarin e ri të partisë

Postuar në 26 Nëntor, 2017 14:30

Shpëtim Axhani është kryetari i ri i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Sipas njoftimit zyrtar për shtyp, PLL njofton se më 25 Nëntor 2017 ka zhvilluar punimet Kuvendi i XIX i PLL ku është zgjedhur edhe kryetari i ri.

“Morën pjesë  me të drejtë vote 174 delegatë, nga vendi dhe diaspora. Kuvendi analizoi aktivitetin e PLL në periudhën ndërmjet dy kuvendeve si dhe zgjodhi kryetarin e partisë.  Për herë të parë në historinë e partisë tonë në punimet e Kuvendit të XIX mori pjesë edhe LT Princ Leka II. Për Kryetarin e ri të PLL garuan z. Beniamin Bakalli dhe z. Shpëtim Axhani. Pas procesit të votimit të fshehtë secili kandidat mori vota si më poshtë:

Z. Beniamin Bakalli, 49 vota.

Z. Shpëtim Axhani, 107 vota.

3 vota ishin të pavlefshme dhe 15 delegatë me të drejtë vote nuk morën pjesë në votim.

Mbi bazën e këtij rezultati dhe Statutit të PLL, Kuvendi i XIX  shpalli si Kryetar të PLL për 4 vitet e ardhshme z. Shpëtim Axhani,49 vjeç, është anëtar dhe kontributor në PLL prej më shumë se 20 vitesh. Ai mban gradën Doktor i shkencave”, thuhet në njoftim.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.