Ankesë publike për favorizimin e Serbisë dhe Malit të Zi nga BE
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë sërish një mendim rreth çështjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke dalë edhe me një ankesë publike ndaj Bashkimit Europian, që sipas tij po favorizon Serbinë dhe Malin e Zi në negociatat për anëtarësim.
Në një intervistë për gazetën austriake, “Standard”, sjellë në shqip nga ABC NEWS, Rama e ka cilësuar qëndrimin e Bashkimit Europian si “padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Kosovës”.
“Shqipëria ishte anëtare e NATO-s para Malit të Zi. Veç kësaj ne jemi duke bërë disa vendime për reforma gjyqësore gjithashtu para Malit të Zi. Është fantastike që Serbia e Mali i Zi po negociojnë me BE-në, por është e padrejtë që ne nuk po e bëjmë atë”, tha Rama.
Ky është një adoptim i perceptimit jo pak të përhapur se Serbia po favorizohet nga BE, si politikë e jashtme e Shqipërisë. E cila kjo e fundit, duket se ka gjetur një bllok kërkesash nga BE, të cilat nuk i sheh të shfaqen si kushte edhe për dy vendet tona fqinje. Para dy vitesh Edi Rama foli për specifika të zhvillimeve politike europiane për të shpjeguar jo-në ndaj Shqipërisë, ndërkohë që sot thotë se reformat i ka bërë para Serbisë dhe Malit të Zi, por BE-ja shikon me syze përzgjedhëse. Një qëndrim kritik ndaj BE-së pothuajse në këto terma mban edhe Turqia e Erdoganit.
Add new comment