Myftiu i Tiranës nakatos më shumë çështjen "Skënderbeu i Mbuluar". Sqaron "vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm"
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka dhënë një intervistë për Gazeta Shqiptare, në përpjekje për të sqaruar mbulimin e monumentit të Skënderbeut. Dhe duke dashur të sqarojë, Myftiu ka shtuar ngatërresën, teksa ia adreson sqarim-ndjesën “vëllezërve katolikë që janë të ndjeshëm”.
“…Për këtë arsye, dua të jap një sqarim publik për gjithë vëllezërit katolikë që janë të ndjeshëm. Montimi i gjithë asaj skenës aty, e para punës është bërë natën. Çka do të thotë se është më e vështirë ta shohësh dhe më e vështirë të punohet. Teknikët e kanë gjykuar siç po gjykohet atë strukturë”, thotë ai ndër të tjera.
Nëse do të gjykojmë përciptaz nga ky paragraf rezulton se Skënderbeu është sipas Myftiut i katolikëve dhe ndaj ai nuk është hero kombëtar i shqiptarëve. Të paktën nuk është i besimtarëve myslimanë shqiptarë dhe këtu Myftiu na kujton të gjithëve sesa problematik është identiteti nacionalist i Skënderbeut kur përballet me identitete të tjera që janë shumë më thelbësore dhe të ngulitura.
Add new comment