Miliarderi 36 vjeçar: Nuk jam i lumtur, jam vetëm

Postuar në 21 Gusht, 2017 09:15

Çdo gjë bëhet për para, por ndoshta paraja nuk është gjithçka. Markus Persson është 36 vjeç dhe mund të thuhet se ka arritur atë që pak njerëz munden. Ai është 36 vjeç, ka themeluar Mojang, krijoi Minecraft që ja shiti Microsoftit për 2.5 miliardë dollar. Bingo. Persson iu fut me energji një jetë të re. Një detaj: një vilë 70 milionë dollarë në Beverly Hills. Por nuk qe e thënë që paraja të sillte gëzim. Në disa postime të fundit në twitter, ai përcjell vetmi, melankoli dhe ndjesinë e izolimit.

Problemi me të paturin gjithçka është se ju nuk keni më arsye për të vijuar të përpiqeni dhe ndërveprimi njerëzor bëhet i pamundur për shkak të mungesës së balancës”, shkruan ai.

Më tej: “Gjeta një vajzë shumë të mirë, por ajo ka frikë nga unë dhe stili im i jetës, ndaj më la për një person tjetër, normal”. Sipas tij jeta shkon shumë mirë nëse je me fat dhe gjen 10 njerëz të cilët me të vërtetë i pëlqen, por kjo nuk është e lehtë. Persson ndan mendimet e të qenit një miliarder i vetmuar me ndjekësit, duke dialoguar hapur për hallin e tij që është ku e ku me hallet e të tjerëve.

Njerëz që kanë patur sukses të menjëhershëm më thonë që kjo është normale dhe do të kalojë. Më vjen mirë që e dëgjoj këtë. Do bëj një dush”, shkruan ai.

https://www.cnet.com/news/billionaire-who-sold-minecraft-to-microsoft-is...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.