Tillerson, 20 minuta në telefon dhe dy urdhëresa për Ramën

Postuar në 09 Gusht, 2017 17:24

Zyra për shtyp e qeverisë ka shpërndarë një njoftim mbi një telefonatë të kryeminstrit Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson. Biseda që zgjari 20 minuta sipas zyrës për shtyp të kryeministrisë u ndal në pritshmëritë e qeverisë amerikane ndaj Partisë Socialiste, pritshmëri që përmblidhen në dy porosi apo urdhëresa, luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Sekretari Tillerson ka shprehur bindjen se mandati i forte qe ka marre per te qeverisur e vetme, e obligon Partine Socialiste te thelloje shpejtesine e reformave, te pastroje administraten nga te korruptuarit dhe te shenoje rezultate domethenese ne luften kunder krimit”-thuhet në njoftim. Ajo që raportohet duket sikur është në frymën e devizës së shpallur nga kryeministri për të hequr nga administrata grabitqarët dhe hajdutët.

Më tej sekretari amerikan i shtetit i ka percjell kryeministrit mbeshtetjen e qeverise amerikane ne mandatin e ri qeverises,  por dhe pershtypjet shume pozitive te Zevendes Presidentit Pence nga takimi i i zhvilluar ne Podgorice ne kuader te kartes se Adriatkut  me kryeministrave te rajont. Tillerson thuhet ne njoftim i rikonfirmoi Rames vullnetitn amerikan per nje vemendje te perqendruar ne zhvillimet ne rajon.

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Pence-it i kishin pelqyer qamet kepucet e Rames dhe i kish thene Trump-it ne kthim: "Mos ia vej veshin shume atij clown-it prej Shqypnie, se e kishte nje drrase mangut.

Submitted by Arben (not verified) on

Tani mbetet qe Rama te zbatoje kerkesat e Tillerson e cdo gje do te jete OK! Vecse mbi 25 vjet qe jemi nen ndikimin absolut amerikan, deri tani vetem keshilla te mira na kane dhene, por dicka nuk shkon sepse gjerat si per cudi ecin ne drejtimin e kundert! Ky vend perhere, behet me teper i korruptuar e me probleme! Megjitheate rendesi ka qe keshillat i kane perfekte!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.