Dhëndri i 12 vjeçares: Do rritet avash-avash. Kemi bërë marrëveshje me prindërit
U vunë në qendër të vëmendjes mediatike, por sipas një pikëvështrimi çd gjë për ta është normale. Sot në “Pasdite në Top-Channel”, Alfred Karaj, 24 vjeçari nga fshati Kaliveç i Gramshit që është fejuar me një 12 vjeçare nga fshati Polis Sheh në Librazhd ka dhënë disa mendime të vetat. Të thjeshta, ashtu siç i mendon, mendimet e tij pasqyrojnë një Shqipëri që nuk lëviz shumë nga vendi, që na kujton të gjithëve se shumë gjëra, madje me shumë më tepër rëndësi sesa ato që fliten në media, kalojnë pa u vënë re.
"Jemi njohur me mbles. Goca ka rënë dakord, kanë ardhur njerëzit dhe kanë parë, gjithçka në rregull. Kemi bërë marrëveshje".
Pyetjes nëse ka dijeni se e kap ligji për martesë nën moshën 18 vjeç, Alfredi i përgjigjet: "Pse, do të rrimë beqarë ne?"
Këto thotë Karaj krejt natyrshëm duke hedhur poshtë pretendimet e xhaxhait të vajzës sipas të cilit prindërit e vajzës janë të papërgjegjshëm.
"E kam pasur një herë vajzën në shtëpi, pastaj e kam çuar prapë lart. Prindërit janë njerëz normalë dhe nuk kam dëgjuar asgjë për ta. Nuk kam kushte ekonomike që ta çoj në shkollë të lartë, por të mesmen do ta mbarojë”, shton ai.
“I pyetur nëse 12-vjeçarja e ka marrë e vetme këtë vendim, 24-vjeçari shprehet: "Do të rritet avash-avash", raporton TCH.
Add new comment