Studimi/Autoritarizëm dhe stabilitetokraci e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 29 Mars, 2017 09:17

Grupi Këshillues Ballkani në Politikën Europiane ka prezantuar dje në Parlamentin Europian një studim të titulluar: “Kriza e Demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Autoritarizmi dhe Stabilokracia e BE-së”. Studimi thekson një paradoks që përjetohet mirë edhe në Shqipëri: Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ecur përpara sa I përket integrimit europian, ato kanë bërë hapa pas në çështjet e demokracisë dhe lirisë.

Modeli i rënies së demorkacisë në Ballkanin Perëndimor është edhe institucional, por edhe personal. Institucionet nuk ishin asnjëherë të afta të zhvillonin pavarësinë dhe forcën për t’i rezistuar liderëve autokratikë dhe më tej, qeveritë demokratike dështuan në inkurajimin e institucioneve të pavarura. Demokracia parlamentare mezi hodhi rrënjë. Institucionet demokratike janë mjete të elitave politike…”, thuhet ndër të tjera në studim.

Demokraci defektoze me demokratë, kështu quhen vendet e rajonit tonë në këtë dokument, i cili shton se për disa kriza dhe situata, ka qenë ndërhyrja e perëndimit që ka shmangur probleme të mëdha.

Për Kosovën p.sh thuhet se ka qenë ndërhyrja amerikane ajo që ka diktuar krijimin e koalicioneve për të shmangur që Vetëvendosja të marrë pushtetin, apo të bëhet pjesë e tij.

Pas një përmbledhjeje të problematikave, dokumenti jep disa rekomandime për BE-në një prej të cilave është insistimi te pavarësia e institucioneve. Studimi është një nga momentet e një rizgjimi në Ballkan dhe në BE për integrimin e shpejtë të rajonit tonë që po riprezantohet si zonë me probleme sigurie. Kështu vihet theksi te nevoja për të mos lejuar që status quoja të vazhdojë, pra rajoni të lihet. Ndonëse ka raporte zyrtare dhe politika e këtyre vendeve është e orientuar nga BE-ja dhe ka një angazhim për demokracinë, artikulohet qartë mosbesimi në rritje i njerëzve.

Numri I atyre që nuk i besojnë qeverisë, parlamentit dhe partive, tejkalon numrin e atyre që u besojnë këtyre institucioneve në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi…”, thuhet në dokument. Një sinjal alarmi ky pasi paralajmëron ndryshime konfliktuale nëse nuk ndërhyhet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.