LSI-ja depoziton në KQZ kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhje
Prej dy ditësh socialistët janë përfshirë në një minidebat me LSI-në për hyrjen ose jo në zgjedhje pa PD-në dhe partitë e opozitës. Por sot, Balkanweb citon burime nga LSI-ja sipas të cilave kjo parti ka dorëzuar tashmë kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhje. Agjencia në fjalë publikon edhe dokumentin zyrtar të kërkesës që shqyrtohet dhe pritet të miratohet nesër. Dokumenti I jep fund hamendësimeve duke lënë vetëm opozitën e djathtë me një deklaratë politike për mospjesëmarrje në zgjedhje.
Add new comment