Dekretimi i Xhafajt, poeti Visar Zhiti i refuzuar nga Nishani: Presidenti, vegël e mbetur e Diktaturës

Postuar në 20 Mars, 2017 10:58

Dekretimi i Fatmir Xhafajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, ka ekspozuar Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ndaj sjelljes me dy standarde. Ndonëse Nishani ka sqaruar se nukka tagër të kthejë kandidaturën në fjalë, të cilën përndryshe do ta refuzonte, poeti Visar Zhiti, i refuzuar nga Presidenti aktual për  dekretim në detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Vatikan, ka reaguar duke mos kursyer fyerjet.

“…thjesht jam i goditur nga lajmi me president… Ja, qe dhe vendi im ka nje president, qe s’i qe kujtuar të ishte, por eshte e nuk i iket, fyes ndêrkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet Vendit,  një hiç-president, keshtu thonë per të, që nuk i shpëton dot karikaturës së tij përndjekëse, Klanit të tij, aq sa mizor, po aq dhe mediokër. Kështu thonë. Ai, gjoja president, flet per kushtetutë, se keshtu duhet, kur në përmbajtje eshte kunderkushtetues, flet për rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet per të persekutuarit, kur vetë eshte persekutor, edhe pse i paaftë. Dekoron pa ndërprerje, nga që e di që nuk kanë vlerë, nishane pa nishan, thonë. Ti nuk do të doje të flisje për të, por ja që flasin, ndjehesh i detyruar, se lajmi i tij ka ardhur deri ketu, i ngjashëm me gjarprin… E si mund t’i pergjigjesh lajmit me Presidentin më absurd qe vjen nga vendi yt i paket? Që e emëruan nga qe s’kishte emër, duhej nga që s’duhej. Poezinë, qe nuk eshte antikushtetuese, po përdor ndaj së keqes…”, shkruan ndër të tjera Zhiti, publikuar nga “Gazeta Shqiptare”.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne rastin a e emerimit perfaqesuesve fuqiplote ne vendet e tjera, presidenti mund ti kundershtoj si perfaqesues i kryetarit te shtetit (pyetje per cfare sherben kryetari i shtetit?) pasi ato propozohen nga kryeministri (po ai i qeverise?), nderkohe qe me emerimin e ministrave (me propozim te kryeministrit, pjese e pushtetit ekzekutiv, por i zgjedhur nga parlamenti per kete) nuk mund ta beje kete gje pasi Shqiperia eshte repulike parlamentare. Nese do ta bente kete te fundit, ndryshe nga e para, do ti hapte rruge parashikimit qe bene neni 90 i kushtetutes qe thote se, kur presidenti shkel rende kushtetuten ai mund te shkarkohet. Pra e thene shkurt, ne rastin konkret, ndryshe nga rasti i Zhitit, bashke me Xhafajn i bie ti ikte dhe Nishani... e thjesht :)

Submitted by Pyetje retorike (not verified) on

Po sikur Rama
te propozonte Visar Zhitin si Minister i Brendshem
dhe Fatmir Xhafen si Mambasador ne Vatikan...

dakord do ishte Visari?!
Dakord do ishte Fatmiri?
Do t'i dekretonte Nishani?!

A ka rene komunizmi ne Tirane?
A jane hapur burgjet?!
Akoma jo?

Submitted by Simon Vrusho (not verified) on

Një nishan anadollak...

Nishani, një nga anadollakët turkoshakë dhe trukoshakë, një mbetje nga mbetjet e diktaturës dhe të shpurës dallkauke, nuk ia vlen shumë të merresh me të... Një mjeran që dëshmon se mjerimi tek na ngjitet kaq lart... Këshilltarët e tij janë vemje në një trung të kalbur...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.