Ndikim i Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë?

Postuar në 18 Mars, 2017 21:32

Top Channel publikoi lajmin se 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në proceset zgjedhore të disa vendeve si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane.

Sipas Top Channel, kongresemenët kërkojnë që në kohën kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia, por dhe disa shtete të tjera kanë të planifikuara të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.

Më tej citohet dokumenti ku thuhet se “Zyrtarët rusë, kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremiste, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën”. Lajmi ngjan si një lloj kundërpërgjigje ndaj letrës së 6 kongresmenëve amerikanë drejtur  Presidentit Donald Trump për të kërkuar hetim mbi ndikimin e Soros dhe fondeve të përdorura prej tij në procesin e reformës në Drejtësi në Shqipëri dhe si të thuash përligj aludime të kryeministrit Rama se ka forca që nuk e duan të mirën e Shqipërisë dhe punojnë që ajo të marrë drejtimin e gabuar. Po ashtu ky lajm vjen pak ditë pas një takimi që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati me ambasadorin e Rusisë në Shqipëri, Karpushin, të cilin ndërt të tjera e informoi edhe për situatën politike në Shqipëri.

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Tek ne vetem nqs jane ata qe qendrojne pas cadres se Bashes sepse ne menyre tjeter nuk imagjinohet se si mund te nderhyjne tek ne ruset?? Turp i madh per PD, ne qofte se pas protestave qendron Rusia!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kur hajduti bertet: "Kapeni hajdutin".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.