Thellohet skandali me Bankers Petrolium, gropa financiare e shtrirë në 11 vite
Thellohet skandali me kompanine e nxjerrjes se naftes Bankers Petroleum. Nje tjeter raporti i Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore ka zbuluar se Bankers ka manipuluar dokumentacionin per te shmangur pagesen e taskes se tatim-fitimit edhe per vitin 2012, duke perdorur te njejten skeme evazioni si ne vitin 2011, vit per te cilin palet do te perballen ne Arbitrazh. AKBN thote se nga nje autidimi i saj rezulton se Bankers Petroleum ka raportuar vetem humbje ne bilancet e saj vetem per te mos paguar tatim fitimin ne buxhetin e shtetit shqiptar.
Sipas AKBN janë afërsisht 130 milion dollarë shpenzime të fryra për 2012-ën, e prej nga rezulton të jenë shmangur 30 milion dollarë taksa. Keto para, ne vend qe te perfundonin ne arken e shtetit shqiptar, kane perfunduar ne xhepat e bankers petroleum, drejtuesve e pronareve te saj.
Bashke me vitin 2011, shuma qe duhet t’i paguante Bankers shtetit shqiptar perllogaritet ne 90 milione dollare, para me te cilat do te ishin shperblyer edhe banoret e Zharrzes, te cilet thone se bankers u ka shkaterruar shtepite dhe te gjithe zonen, duke ua bere jeten te pamundur.
Ekspertët e AKBN thone se per kete mashtrim Bankers ka kryer punime me kompani te treta pa zbatuar procedurat e tenderimit, por me prokurim te drejtperdrejte, duke shkelur kontraten.Por AKBN dyshon se kjo skeme eshte perdorur per 11 vjet me radhe dhe shumat qe bankers petroleum do te duhej t’i kishte paguar shtetit shqiptar arrin ne qindra milione dollare.
Tv Klan
Add new comment