E paprecedentë: Lu i shkruan Departamentit të Shtetit për deklaratat e Edi Ramës për Trump
Në letrën, një kopje e së cilës është parë nga Të Kripurat, ambasadori sqaron se qëndrimet e kryeministrit shqiptar në CNN para zgjedhjeve të 8 nëntorit nuk lidhen me konsideratat për Presidentin, por me slloganin “Make America Great Again”. Shqiptarët, e bashkë me ta edhe Rama, mendojnë tërë kohës se Amerika është e madhe tashmë, ndaj mesazhi i Trump është keqkuptuar. Pra ka qenë një qëndrim në mbrojtje të Amerikës. Lu mbetet një mik i vërtetë i popullit shqiptar, të cilin siç ka thënë vetë sa herë e kujton e asocion me delet. E tani së fundmi edhe me Adriatik Llallën mesa duket.
Comments
Edi Rama - Lider
Vetem nga kjo fotoja siper shihet se kush eshte bosi! Eshte hera e pare qe nje ambasador amerikan punon per liderin e te gjithe shqipetareve! Nuk mund te kuptohet se si ka shqiptare ende, qe nuk e shohin me admirim kete gje, pavaresisht numrit shume te vogel te tyre ne raport me pjesen tjeter?!
Aman
Po aman o Artan, t'u luta nje here te me tregoje cfare pi e cfare tymos para se te fillosh te shkruash keto alamete?
Add new comment