Në samitin e BE flitet për kushte dhe datë negociatash në 2018. Ndoshta një nga arsyet që Rama u kthye me “turinj të varur” nga Berlini
Teksa në Shqipëri ka hedhur rrënjë debati nëse batimi i Ligjit të Vetting-ut ky është i vetmi kusht për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë në Bruksel panorama është akoma më e ngarkuar. Në Tiranë entusiazmi për negociatat ka rënë, ndoshta sepse zyrtarisht është mësuar se nuk do të ketë dritë jeshile për Shqipërinë, dhe kjo qëkurse kryeministri u kthye me “turinj të varur” nga Berlini. Gjithsesi paravarësisht turravrapit të kreut të qeverisë për të marrë në dorë një vendim pozitiv nga Gjykata Kushtetuese për Ligjin e Vetting-ut, ai e di mirë se për të marrë miratimin e Brukselit qeveria duhet të përmbushë një listë kushtesh, të cilat janë përmendur sot edhe në samitin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian që po mbahet në Bruksel.Para fillimit të takimit Didier Reynders, ministri i jashtëm belg u shpreh për ABC News mbi kushtëzimin e shteteve anëtare për Shqipërinë.
Vendi duhet të permbushë tërësinë e kushteve që janë mbi tryezë para se te hapen negociatat e anetaresimit. Më pas ne do të ekzaminojmë mbi bazën e raporteve të Komisionin Europian se cilat janë mundêsitë për të avancuar me Shqipërinë. Ne kemi këtë qasje me shumë vende partnere. Mendoj, se do të na duhet te avancojmë gjithnjê e më shumê me një Europë me shpejtêsi të ndryshme.
Do të gjejmë një mënyrë për të avancuar në interesin e popullit shqiptar- tha komisioneri Hahn
Ndërsa Ministri i jashtëm slllovak, Miroslav Lajcak i tha se Komisionin Europian do të shpallë progres -raportin e ardhshëm pas 18 muajsh, por nëse ka progres në Shqipëri, mund t’i kthehet kësaj çështjeje edhe me para. Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Qipros, Ioannis Kasoulides është shprehur se është dakord për hapjen e negociatave, por sipas kushteve të vëna nga Bashkimi Europian.
Ne duam që Shqipëria të hapë negociatat dhe e urojmë këtë gjë. Ne jemi për hapjen e tyre, por sipas kushteve dhe direktivave që ka dhënë Bashkimi Europian”- është shprehur ministri i Jashtëm i Qipros, Ioannis Kasoulides
Ne duam të dërgojmê sinjalin, se perspektiva e zgjerimit me vendet e Ballkanit është aty dhe ajo vlen për të gjitha vendet e rajonit. Ne kemi formuluar qartë pritshmëritê tona për rezultate në reformet e forcimit tê shtetit ligjor dhe demokratizimit të këtyre vendeve. Eshtê gjithashtu e rëndësishme që Serbia dhe Shqiperia të kuptojnë, se kanë mbêshtetjen tonë për avancimin e mëtejshëm në integrimin europian dhe janë bërë reforma tê rëndësishme nga këto vende-theksoi Michael Rott , ministër gjerman për çështjet europiane
Add new comment