Ballkani Perëndimor: “Predikojnë pafundësisht Europën dhe demokracinë, po ndërtojnë qeverisje autoritariste”

Postuar në 10 Dhjetor, 2016 12:35

"Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor mund të jetë akti që mund t’i sjellë edhe vetë unionit funksionimin e vet demokratik". Kështu shkruan në një opinion të vetin Dr. Vedran Džihić nga universiteti i Vjenës, sipas të cilit impasi i integrimit përmes fazave tranzitore, po polarizon shoqëritë në lëtë rajon. Ky është një pohim që e vendos Ballkanin në fokus të debatit europian për pabarazinë dhe duke dhënë zgjidhje do të jetësonte një realitet që predikohet shumë. Džihić bën edhe një vëzhgim që ka vlerë edhe për fazën ku ndodhet aktualisht Shqipëria e që ka të bëjë me avancimin e procesit të integrimit në plan teknik të standardeve.

Negociatat po ecin, kapituj të rinj hapen, aplikime për anëtarësim pranohen. Dhe pikërisht në këtë nivel të lëvizjes teknike apo teknokratike qëndron rreziku më i madh për një europianizim të vërtetë dhe thelbësor të rajonit. Po, Mali i Zi po bën progres dhe po negocion kapitujt. Serbia gjithashtu është në rrugën e hapjes së kapitujve të rinj...Edhe aplikimi i Bosnjes madje u pranua në shtator... BE-ja dëshiron të mbajë procesin të gjallë në planin teknik dhe të qëndrojë të rrugën teknokratike. Dëshiron të japë incentiva dhe të motivojë, por në të njëjtën kohë krijon rrezikun e ngatërrimit të progresit real me atë formal dhe duke shpërblyer ata të cilët ndërkohë që shpallin reforma dhe predikojnë pafundësisht Europën dhe demokracinë, paralelisht me të i shpenzojnë të gjitha energjitë në ndërtimin e qeverisjes autoritariste që gradualisht po shkatërron nocionin e demokracisë dhe liberalizmit...

shkruan autori.

https://europeanwesternbalkans.com/2016/12/09/mle-eu-enlargement-dead-ma...

Mesazhi në paragrafin e fundit, ndonëse merr referencë situatën në Bosnje, mundet fare mirë të përshtatet me situatën në Shqipëri, ku ka simptoma të ngjashme nga një pushtet që nuk jep llogari. Autori po ashtu nuk përmend një shfaqje që është problematike të paktën në Shqipëri: roli i ambasadorëve të BE-së në stimulimin e njërit krah politik me kredibilitet të panatyrshëm. Dhe ky është një faktor që minon besimine një pjese të shoqërisë te serioziteti i BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.