Kreu i ekstremit të djathtë në Holandë, Geert Wilders, i hetuar nga shërbimet sekrete për lidhje me Izraelin

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 12:20

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Hollandë, Geert Wilders, i cili ka qëndrime të qartë antimyslimane, ëshhtë hetuar nga shërbimet sekrete të vendit, për lidhje me Izraelin.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja hollandeze, “De Volkskrant”, e cila sqaron se hetimi është bërë në vitet 2009-2010. Shërbimet sekrete kanë hetuar “lidhjet e tij me Izraelin dhe mundësinë e ndikimit të tyre në besnikërinë ndaj vendit”, citon gazetën në fjalën, e përfitshmja izraelite “Haaretz”.

Rezultatet e hetimit nuk janë bërë publike, por siç thekson gazeta, “hetime të tilla në Hollandë kryhen vetëm kur ka dyshime reale”.

Në kohën kur është kryer hetimi, Wilders ka qenë deputet dhe ai siç raportohet, në vitin 2008 ka qenë për vizitë në Izrael, ku është takuar me gjeneralin Amos Gilad në zyrën e tij në Shtabin e Ushtrisë izraelite. Po kështu Wilders zhvillonte takime të rreullta me ambasadorin izraelit në Hollandë. 

 

http://www.haaretz.com/israel-news/1.756924

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.