Ku shkojnë sponsorizimet e qeverisë? Prezantuesja e Summer Fest në Top Channel: Falenderojmë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për mbështetjen

Gjatë programit "Summer Fest" në "Top Channel", i konceptuar si një guidë e koncertore në disa qytete të Shqipërisë prezantueset nuk harruan të përcjellin një falënderim të veçantë për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, si një prej mbështetësve të këtij aktiviteti. Falënderimi për Ministrinë e Ahmetajt u përcoll publikisht gjatë koncertit të "Summer Fest" në Tiranë që u transmetua mbrëmjen e së shtunës në "Top Channel". Mbetet për t’u sqaruar shuma e parave dhe motivi që fondet publike të kësaj ministrie shkojnë për një program të një operatori televiziv privat.
l.m
Comments
Nuk eshte ndonje cudi e
<p>Nuk eshte ndonje cudi e madhe. Po Summer Fest ose Top Channel ose Fondacioni Dritan Hoxha ka perfituar nga fondi i Ministrise se Kultures per nje aktivitet teresisht privat. Ju te ResPublica dhe gazetare te tjere do ishte mire te beni nje shkrim te plote per keto pune se keshtu si shashka ky lajm vetem digjet - pra konsumohet me kaq dhe nevoja per te hedhur me shume drite ne kete problem mbetet me nje lajm me me pak se 100 fjale. </p>
Ministrite dhe institucionet
<p>Ministrite dhe institucionet e tjera qe mbahen ne kembe me rroga te larta vetem nga taksa paguesit shqiptare te verfer dhe te mjeruar e te pambrojtur nga arbitrariteti i te forteve duke perfshire ketu edhe shtetin e tyre te dashur, nuk duhet te sponsorizojne aktivitete te mediave private bile duhet te denohen per kete kurse per aktivitete te mediave shteterore te kene te drejte vetem nje perqinje te caktuar, natyrisht te vogel.Fondet duhet te shkojne per bamiresi psh., permiresim te teknollogjise se drejtimit , pak per sherbime sidomos ato jasht shtetit , te reduktuara dhe me sa me pak shpenzime ( zonjat e ministrive udhetojne ne klas te pare dhe flene ne hotelet me 5 yje) dhe te tjera sherbime pozitive te dobishme ( jo rinovime te zyrave sa here qe nderohen minisrat nderim te makinave etj. ).Por kur ne bordet e fondeve si ne ministri ashtu edhe ne kryeministri jane mbledhur afarista apo drejtora te interesuar me biznese te njerzeve te tyre etj dhe ska asnje zgjidhje tjeter vetem ligji kontrolli KLSH dhe policia financiare e rregullon kete pune , natyrisht po te doje dhe po te urdheroj kryeministri i jone i dashur4.</p>
Add new comment