Meta po i mbyll derën
Ndarja e pritshme për dyshen Rama-Meta duket se është tek dera, dhe së shpejti pritet që në krah të Ramës të jetë Shpëtim Idrizi. Vetëm pas zgjedhjes se forumeve te reja drejtuese Lëvizja Socialsite për Integrim do të ketë një përgjigje mbi të ardhmen e koalicionit të majtë për zgjedhjet parlamentare të qërshorit dhe pas tyre. Ulja në tryezën e diksutimeve, kryeministrit Rama do t’I kushtojë të paktën edhe një muaj pritje, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të LSI-së, të cilat do të kenë edhe mandatin për vendimarrjen politike të rradhës. Këto komente kreu i LSI-së i bëri teksa pritet të rikonfirmohet si kryetar i LSI së në zgjedhjet partiake.
“Duhet të përfundojnë këto zgjedhje në 4 dhjetor. LSI ka sërish zgjedhje, mbledh konventën. Sot zgjidhen delegatët që do shkojnë në konventë për të zgjedhur forumet dhe janë këto forume që do përcaktojnë axhendën e LSI, s’ka kush tjetër mandat per ta bërë.”-deklaroi Meta.
Kreyministri Rama në një intervistë të dhënë pak ditë më parë tha se fati I kualicionit të majtë në zgjedhjet e ardhshme do të varet pas zgjedhjeve te LSI-se
Add new comment