Departamenti Amerikan i Shtetit kritika policisë, kryeministri Rama flet për histori suksesi. Kë duhet të besojmë?

Postuar në 27 Korrik, 2015 13:35

Departamentit Amerikan i Shtetit kritikon hapur policinë e shtetit si pengesë në luftën kundër trafiqeve të qënieve njerëzore. Në raportin vjetor të DASH flitet për bashkëpunim të zyrtarëve në trafik, korrupsion në radhët e policisë dhe standard minimale të qeverisë në trajtimin e këtij fenomeni, duke sjellë si shembull praninë në parlament të një deputetit të dënuar për prostitucion“Bashkëpunimi i zyrtarëve në krimet e trafikut është një shqetësim serioz. Korrupsioni dhe lëvizjet e shpeshta brenda forcave të policisë pengojnë aksionet kundër trafiqeve. Qeveria e Shqipërisë nuk plotëson minimunin e standardeve për eliminimin e trafiqeve, edhe pse po bën përpjekje, ndërsa një anëtar i parlamentit ka qenë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni”, thuhet në raportin e DASH. Por kryeministri Rama gjatë prezantimit të rezultateve të Komisariatit Dixhital na dha një tjetër panoramë të policisë që sipas tij udhëhiqet nga histori suksesi, ndonëse sipas tij ka ende shumë punë për të bërë. “Faktikisht 14 mijë denoncime në 10 javë janë një shifër fantastike, për të besuar se ky aplikacion është një histori suksesi dhe për të besuar se në historinë e suksesit që po shkruan çdo ditë Policia e Shtetit, ka ende një hapësirë të madhe për t’u përmirësuar, për t’u sofistikuar dhe për t’u bërë shumë më të efektshëm në kohë reale në dhënie përgjigje të shqetësimeve dhe ankesave të qytetarëve, por edhe në konsolidimin e rezultateve. Është fakt që Shqipëria ka ndryshuar pozicion edhe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, nga një vend ku bashkëjetoi me drogën dhe me trafikun e drogës si me një normalitet të paatakueshëm, në një vend ku luftohet përditë, ku përditë ka rezultate, ku sigurisht ka ende shumë për të bërë”-deklaroi kryeministri. Të dyja parashtrimet ndoshta janë të vlefshme për këndvështrimet që përfaqësojnë, po publiku kë duhet të besojë?

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.