Varoufakis kundërshton marrveshjen e Tsipras: Reforma do të dështojë dhe do të hyjë në histori si katastrofa më e madhe e menaxhimit makroekonomik

Në një intervistë për BBC, Varufakis tha se Greqia iu nënshtrua një progarmi që “do të hyjë në histori si katastrofa më e madhe e menaxhimit makroekonomik”. Ish-ministri grek i financave, Janis Varoufakis, parashikon dështim të reformave ekonomike në Greqi. Dekalratat e tij vijnë në një kohë kur pritet të nisin bisedimet formale për paketën e re të ndihmës. Por për Varoufakis, as kjo paketë nuk do ta ndihmojë Greqinë dhe programi do të dështojë pavarësisht se kush do të merret me zbatimin e tij. I pyetur se përsa kohë do të vijë dështimi, ai përgjigjet: “Ka ndodhur tashmë!”. Ai shtoi se kryeministri Tsipras nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër veç se të firmoste marrëveshjen, edhe pse nuk besonte as vetë tek ajo.
Add new comment