Grusht shteti monetar, plani sekret i krahut radikal të Syrizas sipas gjermanes Bild

Postuar në 27 Korrik, 2015 04:21

Ekziston edhe një “grusht shteti monetar”. Sipas gjermanes Bild, kjo është ajo çka është luajtur në Athinë muajt e fundit, dhe duhej të vinte korriku që Greqia t’i shpëtojë këtij plani të thurrur nga anëtarët e partisë qeveritare të majtë, Syriza. Udhëheqës të këtij grupi, sipas informacioneve të Bild, ishin ish-ministri i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, 68 vjeç dhe të paktën pesë anëtarë të Komitetit Qendror të partisë Syriza. Plani kërkonte që njerëzit e grupit të: Të arrestonin kreun e bankës qendrore greke, të merrnin kontrollin mbi prodhimin e kartëmonedhave, të nisnin zëvendësimin e euros me dhrahminë, të konfiskonin pronat e bankës qendrore dhe thesarin e shtetit.

Nuk dihet se ç’rol do luanin në këtë lloj të çuditshëm puçi, forcat e armatosura dhe policia të cilat nuk figurojnë fare në projekt(?!), por drejtuesit e këtij grushti shpresonin që të merrnin nën kontroll rreth 20 miliardë euro- shifra të mjaftueshme për të paguar pagat dhe pensionet për një periudhë kalimtare. Plani për këtë puç u thur gjatë një takimi të ministrit Lafazanis më 14 korrik në hotelin me tre yje, Oscar, në Athinë. Por ideja ishte gatuar që në maj, në Moskë, në një think-tank të quajtur Riss, të njohur për lidhjet me presidentin rus, Vladimir Putin. Por planet nuk u vunë në jetë, pasi natën e 6 korrikut, Kremlini u tërhoq nga premtimi për një ndihmë prej miliardash për Greqinë, po atë ditë dha dorëheqjen edhe ministri Varoufakis.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.