Publikohet për herë të parë video e ekzekutimit të agjentit izraelit Eli Cohen
Një faqe siriane në Facebook, “Syrian art treasours” ka publikuar një video ku duket se jepet ekzekutimi i spiunit izraelit Eli Cohen në Damask në maj të vitit 1965. Në videon një minutëshe shafqet Cohen në një shesh ku ka shumë njerëz. Atij i është hedhur në qafë një baner ku shkruhen krimet e tij.
Cohen cilësohet si një nga spiunët më efektivë të Mossad-it dhe përmendet në shumë punime mbi temën e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë. Lindi në Egjipt në vitin 1924 dhe u zhvendos në Izrael në vitin 1957. U rekrutua në vitin 1960 dhe u dërgua në Siri nën identitetin e rremë të një biznesmeni argjentinas. Ai u dëshmua shumë i aftë në depërtimin e qendrave të pushtetit në Damask. Ai dërgoi 100 telegrame me informacione vitale për Izraelin, përfshirë të dhëna politike, ushtarake, biznesi si dhe bashkëpunimi me regjimin sovjetik. Cohen zbuloi edhe fortifikimet dhe dislokimin e forcave siriane në Lartësitë Golan. U arrestua në vitin 1965 gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në Damask, për t’u ekzekutuar në 18 maj.
Add new comment