Hashashi "merr pashaportizimin" edhe në Tiranë
Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot mbjelljen e hashashit në Larushk pranë Rinsit. Sipas tij janë 50 000 rrënjë që ruhen nga kreuni bashkisë Krujë, Artur Bushi.
"Shtëpia që duket ngjitur, është e një punonjësi të policisë, shërbëtor i kryetarit të Bashkisë, Bushi, me inicialet K.L. Dhe shefi operatoriv i zonës, e ka banesën e tij 1 km larg këtij plantacioni me drogë. Kjo drogë mbillet, kultivohet me sistem vaditje të sofistikuar, ruhet nga punonjësit e shtetit, dhe mkiqyret drejtpërdrejt nga kryetari i Ramës në Bashkinë e Krujës, Bushi i famshëm i proceduar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotike. Këto foto dhe pamje janë marrë dy ditë më parë. Si ky hambar droge ka me qindra në gjithë vendin, sepse zotërohen nga të paprekshmit, nga miqtë e Edi Ramës, nga bandat e lidhura me të. Ky është sundimi i vendit me drogë e trafikantë. Shqiptarët duhet të ngrihen e të bashkohen kundër këtij regjimi krimi e droge. Shqipëria meriton punë të ndershme, rend e siguri. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën", tha Enkelejd Alibeaj.
Add new comment