Qeveria Berisha 2.0. Po vijnë zgjedhjet/Një amnisti tjetër, kësaj radhe për paratë e fshehura

Postuar në 24 Korrik, 2016 17:19

Qeveria shqiptare është e gatshme të hartojë një projektligj për amnistinë e kapitaleve duke përjashtuar një kategori të caktuar. “Nëse do të bënim amnisti të gjerë kapitalesh, për mua do të ishte shumë mirë, duke përjashtuar zyrtarët e lartë apo një set me individë që i kanë paratë nga korrupsioni, pjesa tjetër do të ishte vërtet shumë gjë e mirë dhe unë e kam hedhur si ide, por theksoj ajo kërkon një konsensus të gjerë. Le të kthehen në grup, ta pranojnë propozimin tim, të vijnë të thonë po, e shkruajmë të hënën”, tha dje në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Kjo është kërkuar më herët nga parardhësi demokrat i Ahmetajt, Bode, por asokohe socialistët nuk dhanë dakordësinë. Më herët akoma, ideja fillestare është artikuluar nga ish-presidenti Rexhep Mejdani, gjithnjë me vlerësimin se kapitalet e palegalizuara duhen konvertuar për të ndihmuar ekonominë.

Nëse shohim atë që thotë ministri Ahmetaj – që nuk është akuzuar kurrë për korrupsion – rezulton se në amnisti përfshihen edhe paratë e drogës, trafiqeve etj.. Fundja zgjuarësia në Shqipëri kjo është: pak kurajo, vidh, e trafiko, mos paguaj energjinë apo detyrimet se një ditë vjen amnistia. Nuk amnistohen vetëm të korruptuarit dhe kjo kuptohet pse. Por leksioni është i thjeshtë: Mos paguaj asgjë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.