Gazetarja e TVSh-së ministrit të Brendshëm: Flitet se ka një urdhër arresti për Ju

Postuar në 15 Korrik, 2016 13:18

“News24” raporton për një situatë të sikleteshme për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pas daljes nga prokuroria. Sipas këtij televizioni, një gazetare e Televizionit Shqiptar ka pyetur dhe folur me ministrin për një urdhër arresti ndaj tij. Në fakt kjo ka kohë që flitet, por më poshtë po sjellim atë që ka ndodhur sipas News24:

“Iu përgjigja thirrjes së Prokurorisë për të dhënë sqarimet e mia lidhur me deklaratat që kam bërë ndaj gjyqtarit Aliaj, pas një kallëzimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë:, u shpreh Tahiri pasi doli nga prokuroria duke iu pergjigjur interesit të medias. Por pyetjet qe e habiten disi dhe per te cilat dha pergjigje te shkurtra ishin ato te gazetares se TVSH. Sipas saj,ka nje urdher-arresti per Tahirin, por mbetet pneg pasi nuk po gjejne gjyqtar te paster, per te firmosur urdherin.

Gazetarja e TVSH: Ju personalisht keni patur çështje gjyqësore, keni patur probleme me gjyqësorin, ju dhe familja juaj. Mos është kjo një “luftë personale”? Dhe flitet se ka një urdhër-arresti të firmosur nga prokuroria, por që ngelet peng se nuk po gjejnë gjyqtarin e pastër, sipas tyre për ta firmosur urdhrin.

Saimir Tahiri: Nuk e kuptova pyetjen. Flitet që ka një urdhër arresti…?

Gazetarja e TVSH: Për ju! Në lidhje me çështjen e përgjimeve, por flitet se nuk po e gjejnë gjyqtarin.

Tahiri: Nuk dua të merrem fare me këtë. Nëse keni çështje konkrete adresojini në institucionet përkatëse. Mua me mbetet vetëm të përsëris ato që kam thënë”.

http://www.balkanweb.com/site/gazetarja-e-tvsh-sikletos-ministrin-ka-nje...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.