Shkarkohet “Keli”, drejtori i Transporteve të LSI-së. Manjani: Të mbajë përgjegjësi personale
I takoi ministrit të LSI-së Ylli Manjani të japë lajmin e shkarkimit të Drejtorit të Transportit të Sarandës, Klemend Balili. Në një dalje rastësore për mediat Manjani tha se ishte në dijeni të hetimeve dhe se sot kishte mësuar për shkarkimin e Drejtorit të rrugëve në Sarandë. Sipas tij, gjithkush ka mbi kokë shpatullat e veta dhe duhet të mbajë përgjegjësi personale, pasi LSI nuk pengon asnjë të korruptuar të shkojë në burg. “Cilido person, “i fortë“, Ministër, zyrtar, çfarëdo qoftë, nëse ka shkelur ligjin duhet të jetë prapa hekurave. Askush nuk ka mbrojtje nga politika! Lëvizja Socialiste për Integrim mund t’ju them se është e vetmja parti sot në hapësirën politike, që e ka të normuar me dokumenta statutor dhe me vendim mos-mbrotjen politike të askujt. Ne mendojmë se çdokush e ka kokën në në shpatullat e veta dhe nuk kemi pse t’i ngatërrojmë çështjet personale me çështjet e menaxhimit apo funksionimit të detyrave publike”-deklaroi Manjani. Duart e lanë, Keli u shkarkua, askush nuk mban përgjegjësi politike për një Drejtor që trafikonte drogë dhe që sipas mediave greke kishte mbrojtje të fortë politike.
Add new comment