Miratohet me konsensus në Kongresin amerikan, kontroll e-mailit vetëm me mandat

Postuar në 28 Prill, 2016 15:16

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar dje me konsensus Aktin mbi Privatësinë e E-mail-it. Ai u miratua në mënyrë unanime duke i kthyer në një nga aktet më konsensuale të Kongresit. Akti është një hap përpara në ruajtjen e privatësisë në komunikimin elektronik që mund të hapë një dritare për përshtatjen e tij edhe në vende të tjera, ku përgjimi, survejimi dhe aksesi në të dhëna është kthyer një problem real. Akti përmirëson një ligj të vitit 1986 i cili i jepte të drejtë qeverisë që të aksesonte pa mandat bazën e ruajtjes së të dhënave nëse e-maili kishte kaluar 180 ditë nga depozitimi i tij si informacion. “Sot hidhet një hap i madh përpara për mbrojtjen e lirive tona qytetare. Qytetarët nuk kanë më rrezikun e aksesimit të e-maileve të tyre pa mandat nga agjencitë qeveritare”, tha një nga iniciuesit e aktit, republikani, Jared Polis.  Që këtej e tutje, çdo agjencie që kërkon të marrë informacionin elektronik do të duhet të ketë një mandat për të detyruar ISP-të që të hapin bazën e të dhënave. Ky është një hap që rregullon në mënhrë të tërthortë edhe çështje si ajo mes FBI-së dhe Apple, pasi e mbron komunikimin e-mail duke mos lejuar që ai të ekspozohet si pasojë e të drejtave të fituara mbi aksesimin e pajisjeve si iPhone. 

http://polis.house.gov/news/documentsingle.aspx?DocumentID=398099

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.