Pasuria ime
Zbardhet deklarimi i pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij për vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, mësohet se vila e Kryeministrit Rama në fshatin e Surrelit, në komunën Dajt është deklaruar me një vlerë prej 39,607,741 lekësh ose rreth 395 mijë dollarë.
“Bashkëpronar me 50%, e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39,607,741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshatin Surrel, komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie”, thuhet në deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Rama.
Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2015 Kryeministri është regjistruar si pronar i dy apartamenteve të Tiranë, një banesë e privatizuar dhe e rivlerësuar në vitin 2012 me vlerë 5,422,100 lekë, me sipërfaqe 59 m². Po ashtu, pronar i një studioje artisti me sipërfaqe 65 m², në Tiranë, e trashëguar nga babai, me vlerë 2,500,000 lekë të rinj. Në kategorinë e pasurive të paluajtshme, bashkëshortja e Kryeministrit, Lindita Rama, ka deklaruar blerjen e një apartamenti në të cilin figuron pronare 100% në Tiranë, banesë me sipërfaqe 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, blerë me pjesë në 2009- n dhe 2015-n. Në listën e pasurive të paluajtshme Lindita Rama rezulton pronare e truallit të blerë në Surrel, me sipërfaqe 4 483 m2.
Për herë të parë, Kryeministri Rama ka deklaruar edhe fitimin që ka marrë nga shitja e pikturave, edhe pse në deklaratën zyrtare nuk i ka ndarë veçmas të ardhurat e fituara nga libri “Kurban” me një vlerë prej 26 mijë dollarësh. Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje e librit ‘Kurban’, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2,694,009 (dy milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë”, thuhet në deklaratën e kreut të qeverisë. Në deklaratën e pasurisë së Kryeministrit është shtuar dhe djali, Gregori, se ka fituar nga shitja e veprave të artit. Në deklaratën e vitit 2015 thuhet se Gregor Rama ka ftuar 3400 euro nga shitja e pikturave. Ndërkohë që Gregori ka pakësuar llogarinë bankare me minus 197,626 lekë.
Comments
lomi1935@yahoo.com
deklarimimi pasurise e shte tjeter gje e kontrolli tjeter gje.
ne kontroll perfshihen dhe te aferm, por edhe shpenzimet qe kontrollohen deri dhe veshjet.....se vetem ato Don Edvinit jane sa pasuria.
dhe pasuria vlersohet me faturat reale.
Sqepi i papagallit,mduket si
Sqepi i papagallit,mduket si hunda e Saliut ne profil.
Duke qene ne keto kushte, ky zoteria, e mban papagallin, si per te na treguar se, jam nen monitorim te Saliut non stop, prandaj na e paraqet si pasuri te vecante te tijen.
Add new comment