Shërbimi gjerman, spiunim masiv të aleatëve. Përfshirë NASA-n, Forcat Ajrore Amerikene dhe kryeministrin e Izraelit
Revista gjermane “Der Spiegel” raporton këtë të shtunë se shërbimi sekret gjerman, BND, ka survejuar dhe spiunuar zyrën e kryeministrit izraelit prej vitesh. Lajmi është riprodhuar edhe nga e njohura “Haaretz” e cila shton se shërbimet gjermane kanë spiunuar edhe shtete të tjera, aleate me Gjermaninë, sikurse edhe drejtues të organizatave ndërkombëtare. Ministrat e Brendshëm të Austrisë, Beligjikës, Ministrinë e Mbrijtjes të Britanisë së Madhe, Forcat Ajrore Amerikane, NASA-n, agjencitë e OKB-së, Fondin Monetar Ndërkombëtar, OPEC, etj.. Ky nuk është rasti i parë që raporte të tilla janë publikuar, por para disa muajsh, Gjermania u zotua se do të “mbronte shtete aleate”. Diçka që nuk ka ndodhur me sa duket, pasi spiunimi dhe mbikëqyrja reciproke vijon të jetë normë e punës mes miqve të mirë.
Add new comment