Hamendësime për përgjime masive nga Ministria e Brendshme. A ka dijeni kryemimistri?
Gazeta “Sot” raporton në numrin e sotshëm për një pajisje të sofistikuar përgjimi që është në dispozicion të Ministrisë së Brendshme. Sipas kësaj gazete, e cila informon përmes burimeve jozyrtare, pajisja arrin të përgjojë edhe komunikimin sms, whatsapp dhe viber, çka e kthen Ministrinë e Drejtuar nga Sajmir Tahiri në një institucion me mundësi ndërhyrjeje në jetën e qytetarëve. Dhe në fakt sipas gazetës në fjalë ka përgjime qytetarësh nga kjo ministri, sigurisht me urdhër të titullarit të saj. Mbetet për t’u pritur një qëndrim zyrtar për këtë çështje, por nëse ka një detyrë për opozitën e këtij vendi është të hetojë në rrugë parlamentare se çfarë po bën Sajmir Tahiri që ndodhet në drejtimin e një ministrie shumë problematike? Deri në vitin 2013, opozita e diskurshme socialiste çfarë nuk hamendësoi për një pajisje të ngjashme të blerë nga Ministria e Mbrojtjes në Izrael. U krye edhe një hetim parlamentar që thjesht sa mbylli çështjen, e cila rihapet tani nga një media. Po flitet për reformën në drejtësi por mbetet e dyshimtë që të përmirësohet ndonjë gjë kur policia, degë e ekzekutivit, vepron në këtë mënyrë. Apo që flet me goëjne atyre policëve që mohuan të kishin parë Armando Prengën në konfliktin në Laç. Mund të pyetet këtu, pasi ka rëndësi: a ka dijeni kryeministri se Ministria e Brendshme kryen përgjime të tilla, qoftë të politikanëve e qoftë të qytetarëve? Është një çshtje që kërkon sqarim, pavarësisht se është ngritur nga media që raportojnë pa përmendur asnjë burim zyrtar.
Add new comment