Disa nga bizneset kryesore në vend shprehin interes për blerjen e INSIG-ut

Postuar në 04 Mars, 2016 15:02

Janë 7 subjektet që kanë shprehur interes për blerjen e INSIG-ut, i cili doli para pak kohësh në shitje nga qevria. “Mësohet se dy prej tyre janë shoqëri sigurimi, ndërsa dhe një ndër grupet më të mëdha në vend, Balfin po e shqyrton mundësinë e hyrjes në tregun e sigurimeve. Samir Mane, Ceo i “Balfin” ka pranuar se ka tërhequr dokumentet dhe po i studion. Edhe burime nga grupi “Kastrati”, më i madhi në vend pohuan sekanë tërhequr dokumentet përmes “Albsig”.  Dokumentet i ka tërhequr dhe “Sigal Uniqa”, operatori më i madh aktual në tregun e sigurimeve. “Po e shqyrtojmë nëse është me leverdi”, tha Avni Ponari, Drejtori i Sigal. Kompania ka aktualisht 28% të tregut të sigurimeve të jo jetës”, raporton revista ekonomike “Monitor”.  Aksionet e INSIG-ut do të shiten 100% dhe ato deri mëtani posedoheshin nga Ministria e Financave. Vlera e hyrjes në shitje është deklaruar 15,305,000 euro. Kompania ka këtë kontroll në treg: 6% të tregut të sigurimeve të jo jetës në fund të 2015-s dhe 8.3% të atij të jetës.  Në momentin kur u deklaruar akti i nxjerrjes në shitje, Partia Demokratike deklaroi se qeveria po ia jepte atë dy biznesmenëve që i akuzon si të afërt me mazhorancën e sotme. Në fakt siç shkruan “Monitor” kjo rrëzohet me shprehjen e interesit nga disa grupe. 

 

http://www.monitor.al/edhe-samir-mane-interesuar-per-te-blere-insig/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.