Padi Bashkisë së Tiranës për ndërtimin te Liqeni: "Mungon masterplani i Parkut"
Disa qytetarë kanë protestuar sot kundër ndërtimeve te Parku i Liqenit në Tiranë. pas këtij akti është depozituar edhe një padi penale, që zbardhet nga portali "lapsi.al". Meqenëse lidhet me nje çështje të ndjeshme po e përcjellim të plotë:
Objekti:1 - Marjen para përgjegjësisë penale të Bashkisë Tiranë pasi në datën 13.02.2016 ka shkatërruar pronën publike nëpërmjet prerjes së pemëve në një zonë që ka një status mbrojtje sic është Parku i Liqenit Artificial në hyrjen perendimore pranë digës. Investitori Bolles+Willson është përsoni i kontraktuar nga Bashkia Tiranë me projektin pilot që mban datën 25.09.2015. Kjo zonë mbasi është rrethuar më një rrjet, më pas i janë prerë disa pemë që i shërbejnë Parkut të Liqenit Artificial Tiranë që bie në kundërshtim me shkresën e Fondit të Zhvillimit i cili përcakton se projekti nuk duhet të presë asnjë pemë.
2- Kemi të bëjmë më një projekt që prish dhe zhbalancon ekostistemin e zonës nëpërmjet prerjes së pemëve dhe punimeve në tokë pasi do të këtë masa të mëdha betoni betoni. Ky projekt nuk mund të bëhet pa u bërë masterplani i Parkut të Liqenit Artificial dhe Plani i Përgjithshëm i Tiranës, pasi është i vetmi Park në një qytet prej 1milion banorësh dhë i një rëndësie të veçantë.
Mendojmë se kemi të bëjmë më shkatërrim të pronës publike neni 150, nëpërmjet prerjes së pemëve dhe drurëve dekorative, përkatësisht neni 205 dhe 206 i Kodit Penal, si dhe shpërdorim të detyrës neni 248 KP, jo vetëm nga Bashkia Tiranë por edhe palët e nënkontraktuara nga ajo në mënyrë aktive me dashje të drejtpërdrejtë".
Kjo është padia e dytë pas asaj ndaj kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj, që akuzohet për fallsifikim.
Add new comment