Zbulohet një kompozim i përbashkët i Mozart dhe Salierit
Një kompozim i Wolfgang Amadeus Mozart dhe Antonio Salierit është gjetur në muzeun kombëtar në Çeki. Lajmi bëhet i ditur nga “AFP”, e cila referon edhe zëdhënësen e muzeut, Sarka Dockalova, e cila deklaroi se “bëhet fjalë për një kompozim të përbashkët të Mozart dhe Salierit me libret të Lorenzo da Ponte”. Vepra mendohej e humbur prej kohësh, ndaj edhe gjetja e saj i shton vlerën.
Mes dy kompozitorëve ka një histori që është bërë e famshme edhe përmes një ekranizimi të Milosh Forman. Salieri përshkruhej nga Mozart si kompozitori favorit i Perandorit Joseph II, aq sa i vetmi që “vlen në sytë e Perandorit është Salieri”. Historia e helmimit të Mozartit nga Salieri mori famë nga një dramë e shkruajtur nga Pushkin.
http://en.protothema.gr/a-rare-mozart-score-found-in-a-czech-museum/
Add new comment