Në doganën shqiptare skanohet edhe energjia

Postuar në 20 Janar, 2016 18:26

Top-Channel raporton për një situatë absurde me procesin e skanimit në doganë që zbatohet nën koncesionarin e fituaar nga “Rapiscan”. Shërbimi i skanimit po aplikohet edhe ndaj bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në import-eksport energjie. “Por si mund të skanohet energjia elektrike, e cila transmetohet përmes linjave të interkonjeksionit? Përfaqësues të biznesit i thanëTop Channel se të ardhurat vjetore të sektorit janë rreth 200 milionë euro, ndërsa kosto shtesë për një shërbim që nuk marrin nga “Rapiscan”, përllogaritet në rreth 5000 euro në vit, pra më shumë se vlera që detyrohet të paguajnë bizneset”, informon TCh. Televizioni në fjalë shton se situata është qesharake sa kohë kërkon të tarifojë diçka që nuk matet përmes skanimit dhe aburde pasi “marrëveshja koncesionare nuk parashikon raste të përjashtimit nga kjo pagesë, siç është edhe rasti në fjalë, madje as me rinegociimin që iu bë kontratës fillestare nga qeveria e re, e cila krijoi një tavan te ardhurash për koncesionarin në 210 mln euro duke lehtësuar pagesën për biznesin, nuk u parashikua një gjë të tillë”. Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë ika dërguar Ministrisë së Financave, ku kërkon ndalimin e menjëhershëm të çdo pagese që lidhet me skanimin e supozuar të energjisë elektrike nëse nuk do të reagohet nga kjo Ministri që e cilësoi konçesionin të kopsitur ligjërisht atëherë njoftohet se “Shoqata do t’i drejtohet “Komunitetit të Energjisë””.

Comments

Submitted by Reformatori (not verified) on

Te futet ne burg, Ritvan Bode e Sali Berisha, dhe pastaj te diskutohet per RAPISKANIN e koncensionet e tjera.
Eshte shume e thjeshte.
Por, s'ka kryeprokuror. Ne kemi nje njeri amorf,nje AMEBE,, ne vendin e kryeprokurorit.
Qe nga ky POST, duhet te filloje REFORMA NE DREJTESI.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Qe po qelbet gjithçka duket qarte, po pse ta beje kete Edi Rama? Vetem rastet e maskaralleqeve qe zbulon media mjaftojne per te thene: Ne Shqiperi vetem drejtesi nuk ka, pasi aty punojne gjakpiresit e ketij populli. Se mos vetem drejtesi. Po parlament a kemi? Jo! Po qeveri a kemi? Jo! Po varferi ekstreme a kemi? Po, me bollek.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.