Drafti i Ministrisë së Drejtësisë: KLD-ja me pjesëmarrje dhe përgjegjësi politike

Postuar në 11 Janar, 2016 16:45

“ABCNEWS” ka zbardhur sot atë që e raporton si “drafti që propozon Ministria e Drejtësisë për disa ndryshime në Kushtetutë”. Sipas informacionit në fjalë, ministria e drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, propozon një strukturë politike në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që do të administrojë lëvizjet në pushtetin gjyqësor. “Për reformën në drejtësi kërkohet krijimi i një strukture të këshillit të drejtësisë i cili do të ketë përgjegjësi politike. Në këtë këshill propozohen të jenë Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Ministri i Drejtësisë, 4 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, 4 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare dhe 4 prokurorë të të gjitha niveleve , të cilët zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve. Anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme.  Transferimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, përveçse kur këtë e diktojnë nevojat e riorganizimit të sistemit të drejtësisë.

Gjyqtari apo prokurori mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë kur:

kryen një vepër penale, ka kryer më parë një vepër penale, deklarohet i paaftë mendërisht dhe fizikisht për të kryer detyrën, kryen akte apo sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit apo prokurorit përfshirë fshehjen,mosdeklarimin apo deklarimin e rreme të pasurisë. Konstatohet pamjaftueshmëri profesionale në kryerjen e dretyrës”, raporton “ABC NEWS” mbi draftin. 

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/65803

Comments

Submitted by Riltema (not verified) on

Me nje fjale, kethehu edhe njehere ne piken e nisjes. Kjo, eshte vendnumuro, vetem e vetem, qe mos te hyje ne burg Likja i MONES.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.