Zullumet që fsheh Partia Demokratike

Postuar në 09 Janar, 2016 21:06

Përmbytjet e ditëve të fundit nuk mund t’i shpëtonin debatit politik për përgjegjësinë e dy qeverive lidhur me situatat e krijuara nga reshjet. Balta bie mbi të dyja qeveritë që pavarësisht se mundohen t’u fshihen përgjegjësive dalin zbuluar me mëkatet që kanë mbi shpinë.

Ky është i dyti vit që qeverisë aktuale i ikën situata nga duart për shkak të një dige që sipas raportimeve nga terreni u ça nga dhelprat, ndërsa në Librazhd shkarfosja e rrugës nxorri nga dheu një tjetër zullum që rrinte nën tokë bashkë me të pathënat e qeverisë së djeshme.

Dorëheqja e Sali Berishës u duk sikur u vuri kapak shumë paudhësive të qeverisë së tij  që u lanë në heshtje edhe nga prokuroria, të cilën shpeshherë e kanë akuzuar se fle mbi dosje pikërisht për ta vazhduar edhe më thellë gjumin e saj letargjik.

Dalja e fibrave optike në rrugën Elbasan-Librazhd provokoi një debat që nuk solli ndonjë gjë të re në raportin mes mazhorancës dhe opozitës, por brenda vetë Partisë Demokratike. Një ish-ministër si Genc Pollo akuzon një tjetër ish-ministër të Sali Berishës për leje abuzive në shtrimin e fibrave optikë në këtë aks rrugor.

Një shumicë që ka mbajtur brenda vetes jo vetëm mëritë e ministrave të djeshëm me njëri tjetrin, por edhe raportin që pushteti ka patur me investimet publike. Sali Berisha ka qenë gjithmonë i aftë të shuajë debatin e brendshëm politik si dhe të zhvendosë vëmendjen nga skandalet që përfshinë qeverinë e tij, duke ia arritur që shumë zullume t’i groposë ashtu si në rastin e fibrave të Xibrakës.

Një politikë që lidhet më së shumti me emra përfituesish nga tenderat publikë dhe aspak me një debat programor mbi qeverisjen. Por këtë filozofi Partia Demokratike duket se po e trashëgon edhe sot, duke mos atakuar në thelb politikën e qeverisë Rama për të dhënë me konçesion shërbimet publike, por duke denoncuar ministrant dhe kryeministrin për klientelizëm në dhënien e konçesioneve. 

Lulzim Basha në akuzat që artikulon ndaj qeverisë përmend Papulët, Carapulët etj, duke mos kundërshtuar në thelb praktikën, por klientët një pjesë e të cilëve ndoshta deri dje kanë qenë në oborrin e ish-partisë në pushtet.

Comments

Submitted by SYMADHI (not verified) on

Kur peshtyn c'do gje, majtas e djathtas, edhe ndodh, por kur peshtyn perpjete, peshtyma te bie ne koke.
Keshtu edhe tema e ketije shkrimi.
Por ne rastin Pollo, kemi njeriun pa karakter, faqezi, pa cipe, pa moral, me nje fjale, me nje burre te keq.
Turp te kete, qe permend nje te vdekur.
Ne vendin tone, thuhet, i gjalli me te gjallet, i vdekuri me te vdekurit.
Edhe njehere, t'u shofte fara o Genc POLLO.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.