Tabela periodike pasurohet me katër elementë të rinj
Katër elementë të rinj do t’i shtohen tabelës periodike, njohur edhe si tabela e Mendelejevit. Unioni Ndërkombëtar i Kimisë Teorike dhe asaj të Aplikuar si dhe Unioni Ndërkombëtar i Fizikës Teorike dhe asaj të Aplikuar kanë njohur zbulimin e elementëve të 113, 115, 117 dhe 118. Elementët u identifikuan nga ekipe kërkuesish në Japoni, Rusi dhe ShBA, të cilit krijuan përplasje të bërthamave të lehta. Elementët super të rëndë që rezultuan ekzistojnë vetëm për disa fraksione të sekondës për të degraduar sërish në bërthama të lehta. Emrat e tanishëm të tyre janë: ununtrium (Uut), ununpentium (Uup), ununseptium (Uus) and ununoctium (Uuo). Përditësimi i fundit i tabelës u bë në vitin 2011 kur ajo u plotësua me flerovium (114) dhe livermorium (116).
https://www.newscientist.com/article/dn28721-four-new-elements-complete-...
Comments
Keta zoterinjte e kane gabim.
Keta zoterinjte e kane gabim.
Tabeles se Mendelejevit, duhet t'i shtohen edhe dy elementente tjere.
Numuri 119 i takon elementit SALIUMBERISHIUM.
Numuri 120 i takon elementit LULIUMBASHIUM.
Me keto dy elemente, plotesohet tamam tabela e Mendelejevit.
Add new comment