“Allahu e shkatërroftë këtë shtet”
Pas kërcënimeve për Edi Ramën dhe simpatinë ndaj Shtetit Islamik imamët e vetëshpallur që po gjykohen për nxitje të terrorizmit në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë deklaruar se nuk e njohin shtetin shqiptar dhe se drejtësinë për ta e bën vetëm Allahu
Gjykata kishte caktuar sot avokat kryesisht për të pandehurit, por këta të fundit patën pretendime dhe kërkuan që avokatët të largohen sepse nuk i duan sipas tyre sepse nuk janë kriminelë.
Bujar Hysa ka vijuar edhe sot me pretendimet se pa marrë vendimin për shtyrjen e afateve të hetimit, nuk pranon të vazhdojë seanca. Ndërsa Gerti Pashja, ka përfituar nga mungesa e avokatit të tij dhe për të vijuar lojën, e ka kërkuar atë të ishte i pranishëm në sallë.
Sakaq, një tjetër i pandehur, Fadil Myslimani ka bërtitur ndaj gjykatës me këto fjalë: Po na trajtojnë si kriminel, s’jam kriminel, s’kam vrarë asnjë mizë. Allahu i shkatërroftë armiqtë e Allahut, Allahu e shkatërroftë këtë shtet”
Add new comment