Probem me rrugët kombëtare, shtyhet tenderi për Durrës-Kukës, Tiranë-Elbasan 7 vjet e s’mbaron
Probleme ende të pazgjidhura me rrugët e mëdha kombëtare. Sipas një kronike të trasmetuar nga “Vizion Plus” fituesi i tenderit për koncesionin e rrugës Durrës – Kukës do të përzgjidhet në bazë të ofertës së tarifës që kompania do të vendosë për qytetarët, te cilët do të kalojnë ne këtë rrugë. Tenderi u shty edhe me dy javë të tjera për shkak të kërkesave që kishin bërë 4 kompanitë ofertuese pasi nuk kishin bërë ende gati vlerësimin financiar. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, sqaroi se ende nuk dihet se sa do të paguajnë kalimtarët e këtij aksi, por tha se vlera e investimi i firmës që do e marrë mirëmbajtjen e saj është e konsiderueshme,
Ndërkohë, sipas raporimit të “Vizion Plus”, Ministria e Transporteve ka arritur që të zgjidhë konfliktin me firmën “Aktor”, e cila është duke përfunduar rrugën nacionale Tiranë – Elbasan. Ministri Haxhinasto tha se mungesa e studimeve për lëvizjet sizmike dhe rrëshqitjen e dherave kanë sjellë këtë situatë, por kostot për ndërtimin e këtij loti do t’i ngarkohen kompanisë. Pak kohë më parë Ministria pati një përplasje me kompaninë, ndërsa vetë Ministri i Transporteve deklaroi se nëse nuk zbatoheshin afatet e punimeve qeveria shqiptare do të zgjidhte kontratën. Sot, vetëm pak kilometra larg kryeqytetit, shqiptarëve u duhet të udhëtojnë në një rrugë mjaft problematike për shkak se firma, e cila ka marrë përsipër ndërtimin e saj ka afro 7 vite që nuk po e përfundon.
Add new comment