Sugjerimi i FMN-së: Për kreditë me probleme, të konsiderohet edhe falimenti

Postuar në 14 Tetor, 2015 00:10

Shefi i zyrës së FMN-së në vendin tonë, Jens Reinke, sugjeron që Banka e Shqipërisë dhe qeveria të ecë përpara në zgjidhjen e kredive me probleme, duke aplikuar edhe falimentin. "Mendoj se autritetet, si Banka e Shqipërisë, kanë disa mjete, që lidhen me ekzekutimin e kolateralit, riskedulimin e kredive, që është pjesë e strategjisë, por mendoj se në disa raste kur problemi mbetet i pa ndryshuar, sic po ndodh me një grup kompanish, falimentimi duhet marrë parasysh", thotë Reinke në një intervistë për “ABCNEWS”.  Ky është një problem që qëndron pezull prej disa kohësh. Madje së fundmi është bërë publik fakti se janë të paktën 35 kompani që përçojnë këtë dukuri dhe kanë krijuar një ngërç të madh. Nga ana tjetër, disa komente ka bërë Reinke edhe për aksionin kundër informalitetit, duke tërhequr vëmendjen gjithsesi te fakti se ky aksion do të kishte më shumë vlerë nëse qeveria do të arrinte të mblidhte më shumë para nga bizneset legale. "Ne shohim se niveli i taksave në Shqipëri, është i krahasueshëm me atë të vendeve të tjera në Europë, por të ardhurat nga taksat, si përqindje ndaj prodhimit të brendshëm bruto janë dukshëm më pak. Kjo tregon se pagesa e taksave të detyrueshme është relativisht e ulët dhe kjo është një hapësirë ku mund të rriten të ardhurat. Ne ftojmë qeverinë shqiptare të ndjekë praktikat më të mira ndërkombëtare në implementimin e saj dhe të jetë e qartë, e drejtë në zbatimin e rregullave ligjore", thotë Reinke. 

http://www.abcnews.al/lajme/ekonomi/5/61947

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.