De Biazi: S’më tremb gjë nga ekipi serb, kam zgjedhur lojtarë të mirë

Postuar në 03 Tetor, 2015 12:14

 

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Giani De Biasi, ka folur për përgatitjet e fundit të ndeshjes Shqipëri­-Serbi që do luhet në Elbasan Arena më 8 tetor. Në prag të kësaj ndeshje ai ka dhënë një konferencë për shtyp ku theksoi që takimin ndaj serbëve do të jetë i rëndësishëm për objektivin e kuqezinjëve, të cilët janë afër “Euro 2016”. Por Biasi ka theksuar gjithashtu se nuk e tremb aspak kjo ndeshje. “Përfaqësuesja e Serbisë ka lojtarë cilësorë që luajnë në ekipe të mëdha në Europë dhe unë i vlerësoj, por të jem i sinqertë nuk më tremb asgjë nga ai ekip. Është një skuadër e fortë dhe ne do të mundohemi të përballemi mirë në këtë aspekt”, u shpreh trajneti i kombëtares shqiptare. Ndër të tjera Biasi foli dhe për sfidën e humbur ndaj Portugalisë, ku nuk harroi të nënvizojë 2 minutat e fundit të ndëshkimit. “Nuk jam i kënaqur me lojën që zhvilluam me Portugalinë. Ishte një gabim, por sot jemi këtu për të folur për tjetër gjë, futbolli kështu është, me humbje e fitore. Por duhet të përqendrohemi tek minutat e fundit, s’duhet t’i harrojmë siç bëmë me Portugalinë”.

Shqipëria është ne vendin e tretë të grupit I, 1 pikë më pak se Danimarka. Kuqezinjtë kanë ende dy ndeshje për të luajtur. Të enjten ndaj Serbisë dhe më tej ndaj Armenisë në fushën kundërshtare. Danimarka nga krahu tjetër do luaj ndaj Portugalisë, në një ndeshje ku kërkojnë të konfirmojnë lidershipin në grup.

Duke iu kthyer përsëri takimit Shqipëri-Serbi De Biasi tha: “Do të luajmë mundësinë tonë për të shkuar në Europian. Shpresoj të jetë një ndeshje inteligjente dhe të japim atë që duhet të japin në atë fushë. Për këtë kemi mbledhur lojtarë që janë në formë të mirë fizike dhe sigurisht që do të japin zemrën siç e kanë dhënë deri tani. E rëndësishme është që të qëndrojmë dhe luajmë të bashkuar pasi kemi vetëm dy ditë kohë për tu stërvitur të martën dhe të mërkurën. Përsa u përket lojtarëve, ato që kam zgjedhur janë të sigurtë që luajnë mirë”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.