Intervista/Koço Tashko dhe Koço Kokëdhima – Enver Hoxha dhe Edi Rama

Postuar në 13 Shtator, 2015 23:29

Zoti Kokëdhima, kryeministri ka deklaruar sot se hyrja e tij në politikë ishte pak a shumë “fati i njeriut të gabuar në vendin dhe kohën e duhur”. Ju ndani të njëjtën pikëpamje?

Edi është artist dhe ashtu do dëgjuar shpesh. Por unë mendoj se Edi i duhet Shqipërisë.

Po thoni që Fatos Nano ka bërë zgjedhjen e duhur kur e solli nga Franca, edhe pse Ylli Bufi kundërshtonte?

Fatosi ishte tapë në Francë. Le ça thotë ai.

D.m.th Edi është zbulimi juaj?

Shiko, unë mendoj që njerëzit me talent dhe energji zbulojnë veten. Por nuk mohoj që kam ndihmuar që Edi të ecë në këtë rrugë të vështirë të politikës. E përsëris ai i duhet Shqipërisë dhe PS-së.

Për ça i duhet?

Këtë do ta tregojë koha.

Kështu mund të ketë menduar edhe Koço Tashko kur mori Enver Hoxhën në mbledhjen themeluese. Në fakt sikur ka një përsëritje: Koço atëherë, Koço tani. Nuk mendoni?

Ha, ha, ha. Enveri ishte Enveri. Edi është Edi. Ndryshimin ju e kapni vetë. Kurse sa për mua dhe Koço Tashkon, unë mendoj se krahasimi nuk qëndron. Përveç faktit që na “bashkon”, e që është lidhja me Porto Palermon.

Intervistoi: Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.