Vetëm dy milje larg Stonehenge, zbulohet një monument masiv prej guri(video)

Postuar në 07 Shtator, 2015 15:21

Arkeologët kanë zbuluar së fundmi një monument masiv guri, vetëm dy milje larg nga siti i famshëm i Stonehenge në Britani. Bëhet fjalë për një hapësirë të përdorur për rituale dhe konsiston në një strukturë me gurë të mëdhenj të renditur në formën e një C-je. Përmes radarëve është bërë e mundur të merren imazhet e rreth 30 gurëve masivë me lartësi deri në 4.5 m, shoqëruar nga fragmentet e rreth 60 gurëve të tjerë nën tokë, çka jep idenë e një monumenti. “Ajo që po shohim është monumenti më i madh prej guri që është zbuluar në Britani dhe ndoshta edhe në Europë”, thotë për “The Guardian”, Vince Gaffney, arkeolog i universitetit të Bradfordit. Gurët mendohet se janë vensosur aty 4500 vjet më parë, me synimin e krijimit të kufirit të një arene ritesh.

http://www.theguardian.com/uk-news/2015/sep/07/stonehenge-archaeology-ri...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.