Zhduket shqipja standarte, ja gjuha që përdor ministrja Felaj me shoqërinë civile

Postuar në 03 Shtator, 2015 10:13

“Balkanweb” bën të njohur korespodencën e ministres Ermonela Felaj me Jona Hoxhaj që është pjesë e ThinkTankut Albanian Platform For Policy Advocacy.  Detyra e Jona Hoxhaj është që ndër të tjera të monitorojë edhe punën e përmuajshme të ministrisë së Felajt. Por, duket se Hoxhaj ka konstatuar fare pak gjëra për të raportuar nga puna e përmuajshme që bëhet publike nga ministria, dhe shpeshherë ajo ka kritikuar në raportet e saj punën e vakët të ministrisë së Marrëdhënieve me Parlamentin. Mesa duket, një gjë e tillë nuk është pranuar dot nga ministrja Felaj, e cila i ka dërguar një mesazh privat Jona Hoxhajt. Ndër të tjera, Felaj përdor simbolin “X” në vend të “për”, dhe e paragjykon aktivisten, duke e akuzuar se nxjerr mllefe.

Ja teksti dhe fotoja e plotë e mesazhit nga znj.

Ermonela Felaj Valikaj: Rovena Voda eshte nje vajze e re ndoshta si ti, po qe perpiqet te beje punen e saj duke punuar fort. Qe te besh dicka me vlere dhe x vete, mos shkruash genjeshtra dhe mllefe me te panjohur, thjesht x te justifikuar “punen tende” , do ishte mire te thelloheshe, ta takoje ndoshta Rovenen dhe keshtu te mesoje se cfare pune ben institucioni i MMP, jo ministria sepse nuk eshte nje ministri dhe puna eshte e njohur x kuvendin dhe qeverine dhe sh me pak x publikun. Kjo eshte nje ftese miqesore x dike te shkolluar qe per t’i njohur gjerat duhet t’i preke ato , pse jo duke u interesuar dhe x modele te singjshme. Ermina Allushi nderkohe eshte sekretare…

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.