Raporti i Bankës së Shqipërisë: Ekonomia, nën potencialet e saj
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/5893238213_753fa93a77_b.jpg?itok=ZRD9rq7k)
Reagimi i ekonomisë shqiptare ndaj politikës monetare stimuluese është jo i plotë, thotë në raportin e tij “Tv Scan”. Ai është i ndikuar nga hezitimi për ndërmarrjen e rrezikut si nga biznesi ashtu dhe nga sistemi financiar. Ky është një nga konkluzionet e Bankës së Shqipërisë në prezantimin e raportit të politikës monetare për tremujorin e dytë. Sipas këtij raporti, ndonëse aktiviteti ekonomik vijon të përmirësohet, kërkesa agregate mbetet e pamjaftueshme për të nxitur një rritje ekonomike pranë nivelit potencial. Kjo gjë shkakton shfrytëzim jo të plotë të tregut të punës dhe të kapacitetit prodhues të biznesit, dhe gjeneron presione të ulëta inflacioniste. Ndërkohë, për gjysmën e dytë të vitit, BSH parashikon një ulje të rritjes ekonomike me 0.25 pikë përqindje si pasojë e ndikimit të krizës greke, ku përmendën dy faktorë kryesorë, si reduktimi i eksporteve dhe rënia e remitancave.
Add new comment